Një 44 vjeçar nga Vlora ka denoncuar në polici largimin e gruas nga shtëpia.
Pasi nuk ka mundur që të kontaktojë me të, burri ka bërë denoncimin në polici.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thotë policia.