Valë e re infektimesh ne Kine, hapet spitali i përkohshëm me 50 mijë shtretër në Shangai

Spitali më i madh i përkohshëm në Shangai të Kinës Lindore filloi të mërkurën në mëngjes trajtimin e rasteve të lehta dhe asimptomatike të personave të infektuar me COVID-19.

Raportohet se të 50 mije shtretërit janë vënë plotësisht në përdorim, tha në një konferencë shtypi, inspektori i lartë i Komisionit të Shëndetësisë të Bashkisë së Shangait Wu Qianyu.

Spitali, që gjendet brenda Qendrës Kombëtare të Ekspozitave dhe Konferencave, e nisi funksionimin e kufizuar më 9 prill.

Shangai ka pesë spitale të përkohshme për të sëmurët me COVID-19.

Shangai po përballet që prej marsit me valën e re më të madhe të COVID-19 në këtë qytet.

Metropoli gjigant kinez raportoi të martën 1 189 raste të reja lokale të konfirmuara dhe 25 141 bartës asimptomatikë, nga përkatësisht 994 raste të reja dhe 22 348 të infektuar pa simptoma që kishte një ditë më herët.

Sot, Kina raportoi 3020 raste të reja të infektuarish nga të cilët 2,573 ishin në Shangai. Po ashtu u njoftua dhe për 26,391 të tjerë të infektuar, por pa simptoma, nga të cilët 25,146 ishin në Shangai.

- Advertisement -

“Shiu ikën ditën e..” Cfarë pritet me Motin ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pakësohen reshjet në territor megjithate pritet te jene prezente edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.. Nga e hëna deri...

“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe...

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.