Vjollca SHET “TOP-Channel” te “Kastrati”, Reagon kompania..

725
0

Portali Albeu ka publikuar sot lajmin se biznesmeni Shefqet Kastrati ka arritur marrëveshje për blerjen e Top Channel, duke u bazuar në burime brenda Top Channel të cilët kishin konfirmuar për Albeu-n se tashmë marrëveshja ishte arritur dhe kishin ngelur vetëm disa detaje ligjore për përmbylljen e marrëveshjes.

Por, përmes një reagimi drejtuar redaksisë së Portalit Albeu, drejtues të Kastrati Group kanë hedhur poshtë këtë lajm duke njoftuar se kompania e tyre nuk ka blerë Top Channelin dhe se as nuk është në bisedime për blerjen e këtij televizioni.

“Ne nuk kemi lidhje me këtë blerje dhe as nuk jemi të interesuar për blerjen e Top Channel”, ka deklaruar njëri nga drejtuesit e Kastrati Group.

Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve