Meteorologia e Meteoalb, Tanja Porja ka treguar se pyetja më e shpeshtë që po i drejtohet asaj dhe kolegeve të tjerë meteorologë gjatë këtyre ditëve është nëse do ketë vjeshtë këtë shtator, duke qenë se temperaturat vazhdojnë ende të jenë të larta. Meteorologia u shpreh per A2CNN se pas 20 shtatorit temperaturat do të bien. Rreshjet do i mungojnë shtatorit.
A do shohim vjeshtë në këtë shtator?
Tanja Porja: Kjo është pyetja më e shpeshtë që marrim gjatë këtyre ditëve, nuk janë temperatura të shtatorit por do jenë prezente deri me datë 15 shtator. Nga data 20 e në vijim do shfaqet vjeshta, do bien temperaturat. Maksimumi 25-26 është temperature. Reshjet do i mungojnë shtatorit.