A do të rikthehet karantina gjatë dimrit nese rriten rastet? Ja cfare thote Pellumb Pipero

676
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ka folur rreth situatës së Koronavirusit ne vendin tone. Muaji i Dimrit po afron, por a ekziston mundësia e një karantinimi të dytë?

Mjeku Pellumb Pipero është i mendimit se kjo nuk do (dhe nuk duhet) të ndodhë. Ai thote se karantina nuk është një zgjidhje afatgjatë, prandaj është kundër mbyllje te dyte te vendit.

“Unë kam qenë dhe do të jem kundër një mbyllje të dytë, kundër një karantinimi të dytë, edhe pse situata të veçanta jo të zakonshme nëpër qarqe, rajone apo qytete të ndryshme mund të jenë jashtë të mundurës, por unë jam kundër mbylljes.

Unë nuk e quaj zgjidhje dhe do jem kundër saj deri sa kohë të pyetem, apo të mund të flas. Nuk është një zgjidhje afatgjatë. Unë nuk besoj se do të shikohet një karantinim apo një mbyllje e dytë si zgjidhje dhe nuk e besoj të ndodhë”, u shpreh mjeku.