Vjen vendimi i papritur për çështjen “Xhisiela”

1689
0

Ndërsa kanë kaluar disa kohë dhe u mendua se u harrua çështja që bëri aq shumë bujë e Xhisiela Malokut. një zhvillim i ri e ka kthyer në vëmendje. Me sa duket Rexhep Rrahja ka pranuar se e ka dhunaur ish-të dashurën pasi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Dhe Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar nga djali i deputetit të PS.
Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi nga trupi gjykes, djali i deputetit socialist do përftojë ulje dënimi me 1/3.

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Më herët avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje.

Cështja ‘Xhisiela’ krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.