Ish-ambasadori amerikan alarmon shqiptarët: E ardhmja juaj është e…

2524
0

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ndodhet në Tiranë për një vizitë private.

Për ish-diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë, ashtu siç kishte shpresuar gjatë kohës që ishte me detyrë këtu.

Gjatë një bisede në emisionin ‘Wake Up’ , mëngjesin e sotëm Arvizu ka rrëfyer përshtypjet, se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.

Duke u ndalur në plagën e rëndë të emigrimit të qindra mijë shqiptarëve veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai e komentoi këtë si një situatë të trishtë, e cila vjen më së shumti si pasojë e korrupsionit qeveritar.

‘Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.

Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.

E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë’, deklaroi ish-amabasdori Aleksandër Arvizu.