Vjen njoftimi urgjent nga Sali Berisha, çfarë ndodh pas pak

285
0

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp sonte. Bëhet me dije se konferenca me gazetarët do të zhvillohet në orën 19:00 në Hotel Rogner, në Tiranë.

Këtë të mërkurë, në orën 19:00 tek salla Antigonea 1, Hotel Rogner, Berisha do të mbajë konferencë për shtyp. Faleminderit”, thuhet në një njoftim të zyrës për shtyp të Berishës.

Dje në foltoren e Pogradecit, Berisha njoftoi se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar dhe do të dorëzohen ditën e sotme në selinë blu, por kjo ende nuk ka ndodhur.

“Për kryetarin kam një lajm të hidhur: nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit, i them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve. Do të vijnë në Kuvend 10 mijë të tjerë, do të jetë festa më e madhe në parti. Do të jetë fitorja vendimtare, rroftë partia, rrofshi ju”, u shpreh ai.

Sali Berisha synon që me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të shkarkojë kreun e PD Lulzim Basha. Edhe pse Berisha ka mbledhur 4200 firma, siç thotë vetë ai, do të vijojë me “Folteren” ku e radhës do të jetë në Sarandë.