Ku mund të blini Bitcoin dhe kriptomonedha te tjera, ja si njerëzit po bëhen të pasur

304
0

Nëse dëshironi të blini Bitcoin, do t’ju duhet të hapni nje llogari në një platforme “shkëmbim kripto” të besuar sic eshte Coinbase ose Binance. Keto te dyja ja nder me te njohurat ne te gjithe boten. Ato mund te shkarkohen si aplikacione ne telefonin tuaj.

Bitcoin mund të jetë futurist dhe madje fitimprurës, por për një person të zakonshëm, kjo mund të tingëllojë komplekse dhe madje konfuze.

I krijuar në vazhdën e krizës financiare të vitit 2008 nga një kërkues anonim me nofkën Satoshi Nakamoto, një Bitcoin i vetëm vlente rreth 0.08 dollarë.

Sot, çmimi i Bitcoin qëndron mbi 60 mije dollarë. Tashmë ajo është miratuar si monedha zyrtare e vendit në El Salvador, dhe ka bërë shumë njerëz jashtëzaknisht të pasur.

Pra, çfarë është Bitcoin, si funksionon kriptomonedha dhe ku mund ta blini atë?

Coinbase ose Binance dy nga platformat me te njohura ne bote.

Ndryshe nga paratë standarde, Bitcoin ekziston vetëm në internet, nuk ka vend bazë dhe nuk rregullohet nga një bankë qendrore.

Në vend të kësaj, Bitcoin është ‘i decentralizuar’, që do të thotë se kontrollohet dhe verifikohet nga një rrjet i madh njerëzish që e blejnë, e shesin dhe bëjnë tregti me të.

Ideja është që, një ditë, Bitcoin mund të bëhet një monedhë globale që mund të përdoret kudo në botë. Derisa ne nuk jemi ende në atë pikë, një listë në rritje e shitësve me pakicë si eBay, Tesco, Microsoft dhe Etsy e pranojnë atë si pagesë.

Si mund ta blej, ta shesë apo të bëjë tregti me Bitcoin?

Është e rëndësishme ta mbani në mend se vlera e Bitcoin është jashtëzakonsht e paqëndrueshme dhe mund të rritet dhe të bjerë në vlera shumë të paparashikueshme. Derisa shumë kanë fituar para në Bitcoin, shumë njerëz kanë humbur mijëra.

Ju paraprakisht duhet të flisni me një këshilltar të pavarur financiar përpara se të merrni ndonjë vendim të madh investimi, pasi në fund të fundit jeni duke vënë në rrezik kursimet dhe kapitalin tuaj.

Për ta përdorur Bitcoinin, duhet ta shkarkoni dhe instaloni një ‘portofol’ të kriptomonedhës dixhitale. Kjo është unike për ju dhe është vendi ku Bitcoini i juaj do të ruhet dhe vepron si një llogari bankare virtuale.

Ka shumë lloje të ndryshme ‘portofolesh’ të kriptomonedhave, duke përfshirë ato që mund t’i ruani në USB ose në pajisjen tuaj. Sidoqoftë, mund të merrni edhe kuleta dixhitale të sigurta përmes palëve të treta.

Nëse dëshironi të blini Bitcoin, do t’ju duhet të kyçeni në një “shkëmbim kripto” të besuar si Coinbase ose Binance. Ata mund të ngarkojnë tarifa të vogla për transaksionet, por ofrojnë siguri të mirë për të mbrojtur investimet tuaja dhe gjithashtu shesin kriptovaluta të tjera si Ethereum, etj…

Vetëm sigurohuni që të kontrolloni tre herë vërtetësinë e çdo faqeje që pretendon se bënë shkëmbim, duke i kushtuar vëmendje adresës së internetit që po vizitoni përpara se të paguani për ndonjë gjë. Ka shumë mashtrues atje që kërkojnë të mashtrojnë njerëzit që duan të blejnë Bitcoin.