Vjen ndryshimi i Motit/ Shi dhe fresk, ja cfare na pret javen qe vjen..

1138
0
Parashikimi i motit

Dita e diel pritet të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve midis 10 deri 16 dhe më i freskët në pjesën tjetër.

Shërbimi sinoptik sugjeron se vendi ynë gjendet nën ndikimin e intervaleve të gjata me khjellime në pjesën më të madhe te territorit.

Këtu bëjnë përjashtim zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të pakta.

Parashikohet që gjatë orëve të pasdites; kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojne rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, por herë pas here mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

Java e re, e freskët dhe me shira

E hëna pritet të ketë shanse të larta shifrash lokalë në Shqipëri, megjithatë temperaturat nuk pritet të ulen menjëherë. Në Tiranë ato do të luhaten midis 14 deri 25 gradë Celsius.

Por të martën 17 tetor priten shira të dendur dhe rënie me 5 gradë të temperaturave më të ulëta dhe më të larta, raporton noa.al duke cituar Acqua Weather.

Të mërkurën rikthehen ditët me diell dhe të ngrohta deri 28 gradë Celsius në Tiranë për të vazhduar deri të shtunën kur rikthehen shirat, por jo temperaturat e ulëta.

Deri më 25 tetor pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm dhe me temperatura nga 12 deri 30 gradë Celsius.

Vjeshta e vonuar

Një vjeshtë me temperatura atipike, të larta dhe me mungesë të reshjeve. Është kjo, ajo që kemi parë gjatë dy javëve të para të muajit tetor, edhe pse kemi trokitur në stinën e pragdimrit.

Ndërsa fillimjavën që vjen do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave dhe shira, pas ditës së mërkurë do të kemi sërish ditë me diell.

Të premten e javës që vjen termometri do të shënojë sërish 30 gradë.

Ndërkohë, duket se dhjetëditëshi i fundit i tetorit do të na tregojë zyrtarisht vjeshtën.

Pas datës 20, pra dhjetëditëshin e fundit pritet të kemi vjeshtën e vërtetë. Do të kemi reshje shiu si edhe rënie të temperaturave, por jo drastike. Kjo mund të ndodhë pas datës 25 tetor.