Vjen lajmi i fundit për motin! Sinoptikantët tregojnë se çfarë do ndodhë këto ditë.

809
0

Edhe pse jemi në fundin e muajit Qershor, moti i paqëndrueshëm i cili prej më shumë se dy javë ka përfshirë vendin, vazhdon ende ne shume zona te Shqiperise.

Dita e cila nis me diell, shoqërohet pasditeve me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta. Kjo situatë, e cila u përmirësua fundjavën që lamë pas, duket se do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave.

Sipas parashikimeve vetëm ditën e diel, moti do të jetë me diell, dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius.

Mesohet se e gjithë java në vazhdim, pritet të jetë me shi dhe me bubullima të forta, ndërsa e diela paraqet një përmirësim të dukshëm të motit, me temperatura normale për stinën, të cilat gjatë kësaj jave nuk do e kalojnë 25 gradë celsius.