Vjen dimri! Shi, bore dhe acar, ja parashikimi i motit per javen qe vjen

157
0

Meterologu Hakil Osmani ka folur në lidhje me parashikimin e motit sesi do të jetë ditët ne vijim.

Ai është shprehur se ditët në vijim pritet të jenë të ftohta dhe reshje të shumta shiu, dhe me reshje dëbore në zonat malore.

“Në zonat e thella malore vlerat minimale zbresin nën zero, që janë të pranueshme për fundin e muajit Nëntor. Sa i takon javës që vjen, ditët e para do të sjellin sasi të mëdha reshjesh, pritet që të ketë reshje bore dhe në qytetet veriore dhe juglindore.

Në mesjavë presim një përmirësim të motit, por vranësirat do të jenë sërish prezente. Do të kemi një det të trazuar për shkak të forcës së erës, përmirësimi nis nga e mërkura. E hëna dhe e marta do t’i paraprijnë dimrit, temperaturat do të zbresin ndjeshëm, do të shkojnë edhe deri në -3 apo -4 gradë celsius”, tha Osmani për “fax neës”.