“U çudita se si fshiu foton me burrin” Flet shoqja 34-vjeçares që u hodh nga kati i 5 në Vlorë: Ka qenë e qeshur..

282
0

Pamela Mërtiri është 34-vjeçarja, e cila ditën e djeshme u vetëhodh nga një pallat 5-katësh në Vlorë, bashkë me fëmijën 1 vjeç.

Së fundmi JOQ ALBANIA ka siguruar edhe foton e saj. Burime bëjnë me dije se 34-vjeçarja kishte disa probleme kohët e fundit. Shoqja e saj e Universitetit ka bërë një postim prekës.

Ajo shkruan: Na hidhërove shume o mikeshë e vecante, shume. Pushofsh ne paqe shpirt i bardhe, bashke me engjellin e vogël.

Për JOQ ALBANIA ajo shprehet: Edhe unë famracinë në Tiranë e kam. E shokuar komplet. Ka qenë e qeshur e çiltër. Nuk tregonte gjë. U çudita se si fshiu foton me burrin. Nuk e mendoja kurrë Pamelën, por çfarë të bësh.