Vjen deklarata e fortë nga SHBA pas lajmit për negociatat me Shqipërinë

Ambasadori amerikan, Donald Lu flet per vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Interesimit të Top Channel, ambasadori Lu iu përgjigj: “Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”.

Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete.

“Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori për Top Channel.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles