“Vjehrra më hante fëmijët”/ Dalin te tjera detaje tronditese për familjen e Pëllumb Metës: Gjyshi i tyre ka vrarë..

609
0

Të tjera detaje tronditëse janë rrëfyer sonte në studion e Top Story lidhur me ngjarjen e rëndë dhe të mistershme në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën.

Gazetarja Glidona Daci mori një mesazh ‘live’ në studio kur persona nga afër familjes Meta treguan se ajo familje ka shumë vrasje mbi kurriz ndër vite, qoftë brenda familjes, fisit dhe vrasje për hakmarrje

Në studio u tregua se ata njiheshin edhe si fisi “Methhajdari”, ndërsa Curri tha se stërgjyshi i Pëllumbit ka vrarë 100 burrë. Gazetarja Dorjana Bezat tregoi nga ana tjetër se gjatë marrjes në pyetje të nënës së Blerinës, ajo ka treguar gjëra të rënda dhe të pazakonta.

Daci: Po më shkruajnë që familja e Pllumbit ka shumë vrasje mbi kurriz, qoftë brenda fisit, qoftë në shenjë hakmarrjeje, Familja e Blerinës edhe familjarë të tjerë të tyre e kanë të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve. Djali me motrën dhe nënë e kanë bërë historinë si aksidentale. Kanë lidhje farefisnore.

Bezat: Njihen që kanë histori vrasjeje brenda familjeve.

Daci: Janë ndër vite, por në zonë njihen si familje “Methhajdari”, xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin, por edhe në shenjë hakmarrje. Pllumbi dikur dhunonte prindërit dhe kanë jetuar me vëllain tjetër, me të cilin Pëllumbi.

Curri: Stërgjyshi i pëllumb Metës ka vrarë 100 burra në atë zonë

Bezat: Mamaja e Blerinës fliste për vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blernia, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”.