Shi dhe borë në mars, Cikloni prek Shqipërine 10 ditët e para të muajit

39944
0

Pas ditëve të ngrohta të shkurtit, fillimi i muajit mars do të shoqërohet me paqëndrueshmeri moti, ulje temperaturash me 5-6 gradë Celcius si dhe me erë të vrullshme si pasojë e ciklonit mesdhetar që ka prekur këto ditë Europën.

Meteorologia e RTSH-së Rezarta Xhakollari u shpreh se në mbrëmje parashikohen reshje shiu dhe stuhi.

Kemi mbërritur në fundin e dimrit meteorologjik, por edhe në fundin e stinës së dimrit i cili është përmbyllur me temperatura të larta të cilat janë regjistruar deri në 25 gradë Celcius. Në mbrëmje parashikohen reshje shiu dhe stuhi  të përqëndruar në jug të vendit. Stuhia do të prekë në mesnatë edhe kryeqytetin”, tha meteorologia Xhakollari

Sipas sinoptikanëve kjo fillim pranvere do të shoqërohet me reshje shiu dhe dëbore në zonat veriore, verilindore dhe pjesërisht në ato juglindore të vendit.

“Ditët e para të muajit mars do të jenë me vranësira, reshje shiu të herë  pas hershme, si edhe një rënie të temperaturave. Pranvera mund të na suprizojë pasi mund të kemi edhe reshje bore. Në muajin mars dhe në prill parashikohen reshje bore në zonat malore”, shtoi ajo.

Termometri gjatë dhjetëditëshit të parë të marsit do të shënojë temperatura nën 20 gradë Celcius.