Vjedhja tek Unaza e Re, Gjiknuri: Janë gjëra që ndodhin

569
0

Pas zbulimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve me kompaninë DH Albania,nga emisioni të paekspozuarit,   ARRSH ka anuluar tenderin me këtë kompani.

Ky lajm është dhënë nga vetë Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri gjatë një konference për mediat, mëngjesin e sotëm.

Gjiknuri tha se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal dhe se nuk është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe sipas tij këto janë gjëra gjë ndodhin.

Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë, nuk ka asnjë lidhje me këtë aktivitetet kriminal.Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës .Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë. Legjislacioni nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve përveç rasteve specifike kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. ARRSH nuk ka patur asnjë detyrim të kërkonte verifikim informacione. Sot kam propozuar ndryshime për prokurorimin publik, i jam drejtuar agjencisë. Ofertuesit ti verifikohet informacioni përpara lidhjes së kontratë. Nuk rezulton të jetë shkaktuar dëm shtetit. Të tre lotet do të shkojnë në hetim dhe nga kjo do të dalin të vërteta. Njohja e licensave behët përmes disa kriter dhe kjo nuk ka bërë përjashtim. Nga pikëpamja e legjislacionit është  bërë falsifikim. Ka patur edhe raste të tjera të falsifikimit”, – vazhdoi ministri.