Vizituan Venecian, turistët futen ne karantine pasi rezultuan me Covid-19, 2 prej tyre në gjendje të rëndë në spital

102
0

25 turistë grekë janë vetëizoluar në një zonë jashtë Venecias, pasi filimisht dy prej tyre rezultuan pozitiv me Covid-19.

Pas kryerjes së tamponit numri i turistëve të prekur me koronavirus u rrit, ndërsa dy prej tyre janë shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. 

Turistët nga Greqia kishin mbërritur me autobus në Itali për të kaluar disa ditë pushime, por fati nuk ishte me ta. Sipas asaj që raporton media në Greqi, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar negativ së fundmi në testin e Covid-19.

Personat, të cilët kanë rezultuar negativë janë kthyer tashmë në vendin e tyre, ndërsa të tjerët vazhdojnë në jenë në karantinë në Itali.