E fundit/ Një lajm i mirë dhe një i keq për pensionistët

258
0

Pensionistët nuk do të përfitojnë rritje pensionesh në 2022 por vetëm indeksim dhe një bonus prej 5 mijë lekësh. Ky ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga opozita në komision ekonomie ku po diskutohet projektbuxheti  për vitin e ardhshëm.

Edhe pse në draft-buxhet parashikohen 7 koncesione të reja për vitin e ardhshëm me vlerat përkatëse, ministrja e Financave tha se asnjë prej tyre nuk do të nisë vitin e ardhshëm. Opozita ndërkohë bëri apel që të bëhet kujdes me shpenzimet për ngritjen e agjencive shtetërore. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 4.1% vitin e ardhshëm.

Pensionet në 2022
Indeksim   2.5 %
Bonus         5 mijë lekë

Rritja ekonomike
2021      7.6 %
2022      4.1%