Vizat, Ambasada Amerikane jep një njoftim me rëndësi për ata që duan të ikin në Amerikë

437
1

Në vijim të interesit në rritje të qytetarëve shqiptarë për t’u pajisur me viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada amerikane në vendin tonë jep në vijimësi informacione sqaruese dhe orientuese.

Ditën e sotme, në një njoftim të kësaj ambasade thuhet se nuk duhen paguar para tek dikush që premton vizë.

“Kurrë mos i paguani para dikujt që ju premton një vizë për në Shtetet e Bashkuara, shkruhet në publikim.

Më tej në një skicë, tregohet se “Askush nuk mund t’iu sigurojë një vizë amerikane. Mos bini pre e mashtruesve”.

Po ashtu inskenohet një sportel ku sugjerohen lidhje të garantuara me ambasadën dhe tarifa të ulëta për vizë amerikane, por thuhet se gjithçka është mashtrim