Sherr te trau i Rrugës së Kombit, shoferit nga Kosova i khejnë kusurin në lekë (Video)

488
0

Vënia në zbatim e pagesës prej 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit, ka ngjallur debat në rrjetet sociale por jo vetëm.

Në terren, aty ku qytetarët çdo ditë janë të detyruar të paguajnë tarifën e vendosur nga qeveria, debati nuk ka munguar.

Kjo, jo vetëm për shkak të tarifës, por edhe të sistemit që funksionon euro-lekë.

Automjetet që vijnë nga Kosova bëjnë pagesën në euro, ashtu siç është përcaktuar nga qeveria, ndërkohë që personeli i sportelit e kthen kusurin në lekë.

Ky fakt ka sjellë dhe irritimin e një shoferi kosovar që siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, debaton me punonjësin e sportelit për pagesën e tarifës euro-lekë.

Debati mes shoferit dhe punonjësit të sportelit:

Shoferi: Lekët unë s’kam ç’i du në Kosovë. I du euro, ti dhashë 20 euro, plaç. Kjo është plaç, i du euro.

Punonjësi: Unë kam sistemin tim.

Shoferi: Dhe unë e kam timin….

Punonjësi: Kusurin do e marrësh në lekë, kështu e ka sistemi.

Shoferi: Po s’ka ça më hyn në lekë. Në televizion ka thënë 5 euro, tani qita 5 euro. Ti nuk mi kthen euro.

Punonjësi: Po kështu e kam sistemin unë…

Shoferi: Po edhe unë kështu e kam sistemin, s’i pranoj lekë. Nuk t’i marr se s’kam ça më hyn lekë.

Punonjësi: Po s’ka problem, kalo.

Shoferi: Po kaloj, po s’po më len me kalu

Punonjësi: Sistemin e kanë krijuar në atë lloj mënyre.

Pasagjeri: Unë 4 euro e gjysëm i kam, të tjera s’kam vallahi se pa ia dhonë se lija.

Shoferi: Kam dhe 100 euro të tjera, të gjitha i kam.

https://youtu.be/7LEaSH5mS-s