“Viza amerikane me garanci 100%”/ Arrestohet ‘koka’ e grupit që mashtronte shqiptarët në Instagram

110
0

Renato Nasto u arrestua si i përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore.

Nasto reklamonte në Instagram aktivitetin e tij të paligjshëm me emrin “viza_amerikane_insider”.

“Viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”- shkruante Naso në Instagram për tu dukur sa më i besueshëm para klientëve. Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.g.shqip