Virusin mund të përhapësh vetëm në 7 ditët e para, a është e vërtetë kjo? Ja si përgjigjet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Të njohim dhe të kuptojmë me mire periudhën e izolimit është mjaft e rëndësishme. Kjo i lejon mjeket dhe autoritetet e shëndetësise që të sjellin mënyra më efikase për të parandaluar shpërndarjen e virusit.

Që prej fillimit të pandemisë shumë hipoteza janë hedhur mbi qarkullimin dhe shpërndarjen e virusit nga të infektuarit.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora mëngjesin e sotëm ka qenë mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i cili foli për  për situatën e Covidit në vendin tonë ku ka sqaruar dhe idetë e ndryshme që qarkullojnë për situatën e koronavirusit.

Së fundmi thuhet se shtatë ditët e para një i infektuar me Covid-19 mund të infektojë të tjerët dhe në pjesën tjetër të ditëve nuk mund ta përçojë te njerëzit që e rrethojnë.

Aliahmeti mbi këtë ide u shpreh: “Kjo është e vërtetë për një interval të caktuar njerzish, që shumica e njerëzve është pak a shumë te kjo ide, nga krahu tjeter  Informacionet shkencore që na vijnë nga OBSH  informojnë strategjinë e izolimeve. Një person do e mbajmë të izoluar për sa kohë do të infektoje të tjerët, ky është parimi.

Asimptomatikët qëndrojnë deri në 10 ditë të izoluar pa patur nevojë për tampone negative, ne vazhdojmë me 2 tamponë negativë. Ndërkohë, për raste simptomatikë për aq kohë sa zgjatin simptomat plus tre ditë asimptomatikë dhe bëhet pothuajse 13 ditë dhe më pas mund të dali sërisht pa dy tamponat negativë”

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.