VIDEO/ Vajza vjedh syzet në pikën e këmbimit valutor

472
0

Në puntatën e sotme të emisionit “Stop” janë publikuar disa video pikante të dërguara nga qytetarët.

Në njërën prej tyre, shihet një vajzë në një pikë të këmbimit valutor e cila vjedh një palë syze. Kamerat e sigurisë së këtij biznesi kanë filmuar këtë skenë. Vajza ndodhej aty për të këmbyer disa para, ndërsa në cep të sportelit gjendeshin një palë syze të harruara. Pasi mori paratë, “u zhdukën” edhe syzet si me magji.

Në videot e tjera shihen qytetarët të ngjeshur në autobusin pranë “Pallatit me Shigjeta”; në Elbasan makina e policisë ka ngecur dhe shtyhet nga disa qytetarë; një qytetar përdor Lanën për kryerjen e nevojave personale. /tvklan