VIDEO/ Ushtari rus: Kemi mbetur pa naftë! Si po shkon lufta? Shoferi ukrainas: Hajdeni t’ju shoqëroj deri në Rusi, se po humbni

107
0

Ushtria ukrainase raportoi dje se autokolona të rusëve kanë mbetur rrugëve të Ukrainës pa furnizime dhe karburant duke bërë që të kërkojnë ushqime përreth. Një lajm i tillë u shpërnda edhe në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që së fundmi po qarkullon edhe një video ku një ukrainas gjen të mbetur në rrugë një autoblind rus, i cili ka mbetur pa karburant.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Shoferi: Si jeni? Keni mbetur në rrugë?

Ushtarët: Po, na ka mbaruar karburanti..

Shoferi: Atëherë mund t’ju tërheq unë deri në kufirin me Rusinë

(qeshin bashkë)

Ushtarët: Çfarë thonë lajmet,si po shkon lufta?

Shoferi: Thuhet se djemtë tanë po luftojnë mirë, kurse ju po dorëzoheni po ashtu mirë

(Qeshin).

Pavarësisht retorikës agresive të Putinit ndaj Ukrainës, populli rus ëhstë treguar solidar me atë të Ukrainë duke dënuar sulmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.