Ministria e mbrojtjes franceze tregon arsyen, ja pse as NATO dhe as SHBA nuk i bien dot Rusisë

848
0

As Evropa dhe as SHBA-ja nuk duan luftë me Rusinë, deklaroi Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly. Ajo tha se qëllimi është arritja e një armëpushimi mes dy palëve, por luftë me Rusinë, askush nuk do që të bëjë.

“Asnjë shtet evropian, si dhe SHBA, nuk dëshirojnë një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë, sepse Federata Ruse është një fuqi bërthamore, tha ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly, të premten në jntervistë radiofonike.

“Ne nuk i kemi shpallur luftë Rusisë. Asnjë shtet evropian apo SHBA, nuk dëshirojnë të luftojnë me Rusinë,” tha ajo. “Qëllimi ynë është të arrijmë një armëpushim”.

Ministrja vuri në dukje se Rusia është një fuqi bërthamore dhe shtoi se NATO gjithashtu ka armë të tilla.

“A doni një luftë bërthamore?” e pyeti ajo drejtuesin e radios në përgjigje të pyetjes së bërë vazhdimisht nëse Franca ka ndërmend të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur Ukrainën.

“Armët bërthamore nuk duhet të përdoren”, shtoi Parly.

Ministrja shpjegoi se përparësia e Francës dhe e NATO-s është të garantojë sigurinë e vendeve anëtare, veçanërisht në krahun lindor dhe theksoi: “Ukraina nuk është pjesë e Aleancës”.