VIDEO/ U inagurua me bujë, dhjetra qytetarëve iu rrezikohet jeta në ‘Rrugën e Arbërit’, ja cfare ndodhi

156
0

Rruga e Arbërit e cila u inagurua sot me bujë nga kryeministri Edi Rama, është bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, dhjetra makina janë bllokuar për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.

Lidhur me këtë ka denoncuar dhe ish- deputeti Xhemal Gjunkshi i cili thotë se kjo rrugë është në kaos dhe në pasiguri.

“Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment i rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos. 

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).  Kjo është Qeveria e Shoë-ve e reklamave dhe tamtameve. 

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të  vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan Gjunkshi në postimin e tij.