Largohuni urgjent! Braçe jep alarmin: Lumi po del nga shtrati!

201
0

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në mbarë vendin. Lumi Shkumbin është fryrë tej mase nga prurjet, veëanërisht në zonën e Myzeqesë.

Deputeti socialist Erjon Braçe me anë të postimi më të fundit ka dhënë alarmin për përmbytje nga lumi Shkumbim. Ai shprehet se lumi Shkumbim po del nga shtrati dhe se kërkon që banorët e zonës që janë të rrezikuar të largohen sa më parë.

“Dy gjëra kam; E para për banorët: Largohuni ju dhe çdo mjet, gjithashtu bagëti nga toka prej buzes së lumit deri në argjinaturë; Qëndrimi përbën rrezik! E dyta, për Qeverinë; Duhet të përgjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve të klimës, veçanërisht në mbrojtje lumore, argjinatura, lënë përgjysëm apo dëmtuar gjatë kohes; ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK!”, shkruan Braçe.

Statusi i plotë

A DONI ME PER NDRYSHIMET KLIMATIKE? URDHERONI: #LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI NE CERME TE SIPERME DHE NE TE GJITHA CERMAT BUZE TIJ! Te shtune, #LUMISHKUMBIN ishte 5 metra poshte, ne shtrat; E hene, tani, #LUMISHKUMBIN po del nga shtrati! Gjithcka prej prurjeve te medha te tij ne pjesen e siperme, Librazh, Elbasan. Dy gjera kam; E para per banoret: Largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; QENDRIMI PERBEN RREZIK! E dyta, per Qeverine; Duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes; ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK! Halli nisi sot dhe do jete alarm permanent per 6 muajt ne vijim!