Video Skandal/ Shikoni ku i çojnë shqiptarët pa dokumenta në Francë…

828
0

Një denoncim i rrallë ka mbërritur mbrëmjen e së dielës në portalet shqiptare nga refugjatët shqiptarë në Francë. Bëhet fjalë për gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë në kampet e autoriteteve franceze.

Të izoluar, pa shërbime dhe duke fjetur në tokë, kjo është gjendja që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Por kjo nuk është më e keqja…

Shqiptarët në kampin e Calais sikurse dëshmojnë se kanë plot 36 orë pa ushqim. Madje, kjo është kërkesa kryesore që ata kanë ndërsa dëgjohen edhe teksa ironizojnë me mungesën e bukës.

“Ja si na trajtojnë në Francë kur na kapin! Na lëne pa bukë dhe 8 veta në një qeli. Duke fjetur ne tokë! Na kapën duke kaluar për në Angli dhe na trajtojnë si kafshë! Dhe arriti deri në atë pikë sa na e vranë vëllanë tonë nga Shkodra!”, – shkruan djali shqiptar duke iu referuar rastit të Florenc Beqirajt.

I pyetur për vdekjen tragjike të Beqirajt se cilat janë dyshimet që ata kanë për vdekjen, denoncuesi përgjigjet: “Po ç’rëndësi ka! E vërteta është që vdiq në Francë dhe Policia po të kishte bërë punën tamam nuk do kishte shkuar kështu! Mjer nëna e tij se askush nuk ia di dhimbjen!

Më vjen shumë keq se vdekjen e Florencit, PD po e përdor politikisht. Dhe ju mediat po e përdorni për klikime! Por megjithatë dua që video që ju nisa të dali dhe ta shofin shqiptarët dhe ta kuptojnë se Evropa nuk është fushë me lule! Dhe po të punojnë në Shqipëri, e kanë më mirë!”, – përfundon denoncuesi.