Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një autobus të linjës Tiranë-Elbasan. Udhëtarët e autobusit janë përplasur me faturinon, pasi autobusi nuk ka ndaluar vendin e zakonshëm në fund të udhëtimit, por i ka çuar ata në një vend më të largët.
Nga kjo situatë, qytetarët e ndodhur në autobus kanë reaguar menjëherë, dhe situata është tensionuar. Ndërkohë, njëri prej pasagjerëve, një vajzë, ka nxjerrë celularin dhe ka filluar të filmojë, me qëllim denoncimin e rastit, por reagimi i faturinos ka qenë i ashpër.
Ai është nxehur duke sharë e kërcënuar vajzën që po e filmonte, gjë që duket në filmimin e publikuar nga “joq”.
Në një moment ai dëgjohet t’i thotë:
“Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?! Të q** robt”.
Vajza shkruan për JOQ:
“Autobusi ka bërë linjën Tiranë-Elbasan dhe nuk ka faturuar asnjë. Mesa duket ata bëjnë linja në të zezë dhe lekët i ndan shoferi me fatorinon. Nuk na dhanë asnjërit faturë dhe për më tepër nuk ndaluan ne stacionin e linjës ku zbresin qytetaret, por diku tjetër që të mos t’i shihnin. Nuk na ndryshuan biletën vetëm se binte shumë në sy”.
<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1126999″ frameborder=”0″ allowfullscreen src=”http://e.abingmedia.com/v/4/1126999.html”></iframe> <script src=”http://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1126999”, “sid”:”4″}</script>