VOA/ Merr fund ëndrra amerikane, Agjencia e imigracionit nuk e quan më Ameriken ‘vendi i emigrantëve’

Agjencia amerikane që merret me kërkesat për lejen e qëndrimit dhe shtetësinë amerikane që këtë javë nuk u referohet më Shteteve të Bashkuara si “vend imigrantësh” në deklaratën e misionit të saj, një ndryshim që shkaktoi reagim në Uashington.

Deklarata e rishikuar për të cilën u njoftua fillimisht të enjten, u përmend në një letër nga Drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë amerikane për punonjësit e agjencisë si një ndryshim që duhet të “na udhëzojë në vitet në vazhdim”.

Deri të mërkurën, fillimi i deklaratës së misionit të Shërbimeve të Imigracionit ishte:

“Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit Amerikan, garanton premtimin e Amerikës si një vend imigrantësh, duke u dhënë informacion të saktë dhe të dobishëm për klientët tanë, duke miratuar shërbime imigracioni dhe shtetësie, duke inkurajuar ndërgjegjësimin dhe të kuptuarin e shtetësisë dhe duke siguruar integritetin e sistemit të imigracionit”.

Në deklaratën e rishikuar thuhet:

“Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit Amerikan administron sistemin e ligjshëm të imigracionit të vendit, duke ruajtur integritetin premtimin e tij, duke i shqyrtuar kërkesat për shërbime imigracioni në mënyrë efektive dhe të drejtë, duke mbrojtur njëkohësisht amerikanët, atdheun dhe duke nderuar vlerat tona”.

Agjencia thotë se formulimi i ri ishte bërë nga drejtori L. Francis Cissna, i cili tha se ky lloj formulimi përcakton qartë rolin e agjencisë dhe e bën të qartë se kujt i shërben.

Presidenti Donald Trump erdhi në detyrë me një platformë ndryshimesh intensive në sistemin amerikan të imigracionit. Vitin e fundit, administrata e tij ka marrë disa vendime që kanë sjellë ndryshime tek grupet që lejohet të hyjnë në vend.

Senatori Dick Durbin, demokrati i dytë më me peshë në Senat, reagoi me një mesazh në Twitter.

“Administrata e Presidentit Trump mund të ndryshojë deklaratën e një misioni por nuk mund të ndryshojë historinë tonë dhe ne nuk do t’i lejojmë të ndryshojnë të ardhmen tonë: ne jemi dhe do të jemi gjithmonë një vend imigrantësh”./voa.

- Advertisement -

“Amerika është punë-shtëpi”, Pas 17 vitesh në Amerikë, kthehet në atdhe: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar në Sarandë një takim me sipërmarrës të cilët kanë zgjedhur të kthehen nga emigrimi...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.