Video që po trondit rrjetin e po tërbon grekët

3597
0

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar”  ka publikuar një video dokumentar ku sjellë në dritë se si i masakroi policia greke 170 shqiptarët, nga vrasjet për kalim kufiri të paligjshëm deri te shkulja e zemrës së Ilia Karelit.

Në video tregohen fakte dhe dëshmi rrëqethëse nga vrasjet që nuk përfshin vdekje në shkëmbime zjarri me policinë greke, por ku emigrantët shqiptarët janë ekzekutuar qetësisht dhe jo rastësisht, por me vrasje të drejtpërdrejtë.

Sipas “Zgjohu Shqiptar”, përtej konsiderimeve politike të çastit, ajo që bie në sy është standardi i dyfishtë i përdorur nga pala greke, policia e së cilës, nga vitit 1991 e deri me sot janë ekzekutuar 170 shqiptarë.

Në dokumentar shfaqet në një intervistë edhe nëna e Ilia Karelit (Kudret Kume) ku flet mes lotësh masakrën që kryen 13 gardianët në burgun e Nigritës, ku i biri i saj shfaqet pa armë në dorë dhe me duar të lidhura e ku masakrohet deri në frymën e fundit.

Pikëpyetja e saj e madhe është se pse nuk u dha dënimi i merituar për dhunuesit edhe përse zemrën e tij ja shkulën vendit për së gjalli…