Një incident i papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt të edicionit informativ në kanalin italian “Tgr”.
Teksa në studio ishte i ftuar Gene Gnochi për të folur për spektaklin e tij, ai është mahnitur nga gazetarja Maria Grazia Lombardi.
Fillimisht ai ka thënë gazetares se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi për të shkuar për ta puthur në buzë.
“Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth…”, u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.
Lombardi ka mbetur e shokuar por u përpoq ta kalonte me sportivitet situatën teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejt.