“Më erdhi për të qarë..” I kuroi të ëmën, 5-vjeçari i jep kursimet e tij mjekut, arsyeja prek zemrat

Disa monedha në një zarf me një total prej 45 centësh. Janë këto kursimet e një fëmije 5-vjeçar, të cilat ia dha zëvendës drejtorit të Institutit Europian të Onkologjisë, në Milano, doktor Pietro Caldarella.

Paratë nuk janë për mjekun italian, por për kërkimet kundër kancerit. Në këtë mënyrë vogëlushi falënderoi mjekun, i cili kuroi të ëmën nga një tumor.

I emocionuar Cladarella publikoi historinë në Facebook: “Mëngjesin e sotëm, djali 5-vjeçar i një prej pacienteve të mia, më dha këtë zarf për të më falënderuar për kurat ndaj së ëmës. Brenda ishin të gjitha kursimet e tij, të cilat mi dhuroi për kërkimet kundër kancerit… më erdhi për të qarë!!!”

Doktor Caldarella e bëri publikimin më 27 mars, i cili brenda pak ditësh u përhap me shpejtësi. Në foto shihet zarfi dhe disa qindarka për të.

Nëna e vogëlushit bujar është 35 vjeçe nga Sardegna, e cila ishte prekur nga tumori në gji, shkruan noa.al.

“Mami yt u shërua, do jetë gjithmonë me ty”, iu përgjigj Caldarella vogëlushit, duke e falënderuar pa masë

- Advertisement -

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.