Video/ I ve flaken karburantit, filmohet nga kamerat e sigurise

1552
0

Nje person i vuri zjarrin nje pike karburanti në qendër të qytetit te Albanos ne Itali dhe më pas u arratis: Karabinierët e stacionit të Albano Laziale, pas raporteve dhe shqyrtimit të videove të zonës, e kanë identifikuar njeriun i cili në mëngjesin e 9 dhjetorit kishte spërkatur sipërfaqen e rrugës ngjitur me kolonat e karburantit të stacionit të benzinës Q8 në Rrugen Trilussa, duke e ndezur atë dhe duke rrezikuar disa makina që po bënin benzinë aty afer.

Ai është një 37-vjeçar i zones i cili u raportua i lirë. Në kohën e ngjarjeve, zjarri, i cili u përhap në pak çaste, u zbut në sajë të ndërhyrjes në kohë të stafit në shërbim të distributorit duke fikur flakët.

Sulmuesi, i cili kishte arritur të arratisej pa e kuptuar qe do te filmohej nga kamerat e sigurise, u identifikua falë analizës së imazheve të sistemit të mbikëqyrjes se videos të pikes se karburantit.

Nuk dihen akoma arsyet qe e cuan ate ne kete veprim por mendohet te kete qene nje konflikt qe ka pasur me pronaret apo punonjesit e pikes se karburantit.