Video/ Durrës, qytetari filmon hajdutin teksa hyn në banesë, policia i ben një surprizë

523
0

Nuk ishte hera e parë që grabiste banesa, por këtë herë nuk ka mundur do të shpëtojë pa u vënë re. Ka qenë një qytetar që ka filmuar teksa grabitësi në mes të ditës ka hyrë në një banesë për të vjedhur. Më pas qytetari ka dërguar videon në polici ku dhe kjo e fundit ka nisur punën për kapjen e tij.  Policia ka vënë në pranga Amarildo Vezi  27 vjeç, banues në Durrës.

 Njoftimi i policisë:

Efektivët e policisë në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, brenda 24-orëve kanë finalizuar dy operacione policore të koduara”Home”dhe”Bar”.

Operacioni”Home”është realizuar falë punës së bërë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve.

Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një shtetas, I cili po hynte nga ballkoni I një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht Amarildo Vezi 27 vjeç, banues në Durrës.

Vezi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni I një apartamenti.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.

Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.

Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.

Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.

Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhe sekuestruan  mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavida,doreza, pinca.

Në kuadër të Operacionit Policor”Bar”Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

Piraniqi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T.J.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi I mësipërm dyshohet edhe si autor I vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur një lokal të  menaxhuar nga shtetësia E.H.

Më  datë  03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës  dyshohet se  ka vjedhur  lokalin në pronësi të  shtetasit I.R.

Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur  lokalin  në pronësi të shtetsit   F.V.

Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit  A.T.

Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.

Në cilësinë e provës materiale I’u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al