Dalin pamjet e arrestimit të efektivit të Tiranë, mori para për (VIDEO)

254
0

Efektivi i policisë në Tiranës, Kastriot Palushi është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. 

Palushi akuzohet se ka marrë shumën e parave prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa AMP ka publikuar edhe pamjet nga arrestimi i Palushit.