Veza kap shifrën e çmendur, nuk do ta besoni sa ka shkuar cmimi i nje kokrre

149
0

44 lekë për një vezë pularie, një rritje e frikshme për një produkt jetik që deri dy javë më parë tregtohej me gjysmën e çmimit.

Në supermarketet e Tiranës veza masive kushton sot 21 lekë, ndërsa ajo e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë.

Pensionistët dhe familjet e varfra thonë se për ta veza është kthyer në një ushqim luksi.

Rritja e çmimit të vezës në tregun e hapur përkon me ngordhjen masive të mbi 800 mijë pulave në qarkun e Durrësit si pasojë e infektimit nga gripi i shpendëve.

Hasan Stafa, kreu i grupeve të kontrollit thotë se çmimi i vezës është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë si pasojë e falimentimit të dy stabilimenteve në Durrës që zënë 26% të prodhimit të vezëve në rang vendi.

Eksperti apelon që të mos frekuentohen tregjet informale si dhe çdo produkt i pulës të gatuhet me temperaturë mbi 75 gradë.