“Vetëm unë kam ngelur, mos ikni”, gjyshja qan për largimin e të rinjve nga Shqipëria: Ka vetëm një këshillë..

162
0

Naze Bardhi është 105 vjeç. Ajo jeton në Priskë të Vogël së bashku me dy djemtë e saj. Na thotë se nga fisi dhe familja e saj, vetëm ajo është gjallë.

“Vetëm unë kam ngelur, qaj se nuk shoh. Kam siklet dhe them kam jetuar shumë dhe më vjen sikur jam duke u bërë barrë tek të tjerët”, shprehet e moshuara.

Me lot në sy, tregon se sesa të varfër kanë qenë. Ajo tregon edhe frikën se mos nipërit dhe mbesat e saj, do të largohen si të gjithë të rinjtë.

“Sot të rinjtë bredhin. Ka ikur djali dhe gjithë gruan dhe ka lënë nënën dhe babain”, shprehet mes lotësh e moshuara, Naze Bardhi.

Nënë Naze na tregon se ushqimet bio e kanë bërë të fortë. Ndaj sot refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë, produkte që nuk janë të fshatit.

Për të rinjtë sot ka vetëm një këshillë, të ruajnë traditat dhe kulturën e vendin tonë. Ajo iu bën thirrje që të mos ikin më nga vendi i tyre, por ta ndërtojnë jetën këtu.