Mediat e huaja tregojne se ne 24 orët e fundit, Rusia ka shënuar shifrën më të lartë te rasteve ditore me 10,600 infeksione të reja me koronavirus.
Edhe pse Rusia regjistron infeksionet më të larta, shkalla zyrtare e jeteve te humbura është e ulët në krahasim me vendet si Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.
Numrin i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar 1.280.
Gjithashtu edhe të shtunën Rusia shënoi një numër të lartë, me 9,623 raste të reja.
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të rasteve, qeveria po mendon të heqë gradualisht masat nga 12 maji.