Vetem 4 dite pune ne jave/ Vendi i BE do të nisë experimentin e javës katër-ditore të punës

3514
0

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë për të provuar javën e punës katër-ditore pasi qeveria ra dakord të nisë një projekt pilot modest për kompanitë e interesuara në ide.

Në fillim të këtij viti, partia e majtë Spanjolle Más País njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë. Bisedimet janë mbajtur që nga ajo kohë, me takimin e ardhshëm që pritet të zhvillohet në javët e ardhshme transmeton shqiptari.net.

“Me javën e punës katër-ditore (32 orë), ne po fillojmë debatin e vërtetë të kohërave tona”, tha Iñigo Errejón nga Más País në Twitter. “Eshtë një ide, koha e së cilës ka ardhur.”

Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja ka qenë vazhdimisht duke fituar terren globalisht. I përshëndetur nga mbështetësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re ne kohen kur pandemia ka vene ne diskutim çështjet rreth mirëqenies dhe ekuilibrit të jetës-punës.

Ndërsa detajet e sakta të projektit pilot do të njoftohen me qeverinë, partia e tij ka propozuar një projekt tre-vjeçar, 50 milion € që do të lejonte kompanitë të provonin orët e reduktuara me rrezik minimal. Kostot e hyrjes së një kompanie në javën e punës katër ditore, për shembull, mund të mbulohen me 100% vitin e parë, 50% vitin e dytë dhe 33% vitin e tretë.

“Me këto shifra, ne llogarisim që mund të kemi rreth 200 kompani të marrin pjesë, me një total prej diku nga 3,000 deri në 6,000 punëtorë”, tha Héctor Tejero i Más País. “Vijat e vetme të kuqe janë që ne duam të shohim një ulje të vërtetë të orëve të punës dhe asnjë humbje të pagës ose vendeve të punës.”