“Vetë i çuat dhe i vratë” I riu ben thirrje kundër Ramës, gjatë homazheve për viktimat e ‘21 Janarit por ja çfarë i ndodhi.. (VIDEO)

118
0

Teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit, vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vrarë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë.

Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë”, tha i riu, teksa debaton me punonjësit e sigurisë.