I ftohti siberian mbërthen vendin tone, Sinoptikani jep lajmin e mire: do te zgjase deri..

61020
0

Këtë të shtunë i gjithë vendi është mbërthyer nga i ftohti siberian. Temperaturat do të pësojnë një rënie të menjëhershme nga kjo mbrëmje deri të hënën.

“Vlerat minimale do zbresin edhe në -6 gradë Celsius në qytetet e zonave malore. Maksimumi pritet që të shkojnë jo më shumë se 10-11 duke bërë qe te jemi në kushte tipike dimri.”

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë veriun dhe juglindjen përveçse do të zbresin në jug, pritet të përfshijë edhe zonën e Dajtit.

“Edhe kryeqyteti pritet të ketë një rënie të temperaturave, ç’ka do të bëjë që në mbrëmje të kemi prezente reshjet e dëborës në zonën e Dajtit dhe në rrethinat e kryeytetit pritet të kemi shfaqje të flokëve të dëborës, por në sasi të pakta, ndërsa në zonat jugore dhe kryesisht në juglindje pritet që reshjet e dëborës të jenë të konsiderueshme.”

Situata ndryshon të dielën, moti do të jetë i kthjellët si fillim në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në zonat jugore paradite do mbeten prezente reshjet.

“I gjithë territori do jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.”

Nga dita e martë edhe temperaturat do të përmirësohen, duke pësuar rritje graduale.