Veriu i Shqipërisë goditet nga 2 tërmete, reagon Ministria e Mbrojtjes

530
0

Veriu i Shqipërisë u godit pak orë më parë nga dy tërmete, një në Kukës dhe tjetri në Dibër. Menjëherë ka ardhur dhe reagimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Ministrja e Mbrojtjes njofton se nga tërmetet, nuk raportohet të ketë pasur dëme.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Diber e Kukes. Nuk raportohen deme nga shtabet e EC ne keto dy bashki.”, thuhet në njoftim.