Ndryshon sërish moti, ja cfare pritet ne javen qe vjen

1119
0

Sot kaluam një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në disa malore.

Mirëpo e gjitha kjo, ishte një ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell pasi java që vjen, pritet të jetë sërish me ditë me diell e vranësira kalimtare.

Vranësirat pritet të jenë më të përqendruara përgjatë maleve e në jug të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar.

Aty ku temperaturat do të jenë nën zero, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë.

Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare.

Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.