Verë me temperatura ekstreme, vjen paralajmërimi i sinoptikanëve, ja cfarë pritet të ndodhë

112
0

Ndryshimet klimatike kanë sjellë ndikime në sitinën e verës duke shënuar temperatura ekstrem dhe reshje të pakta.

Në vitin 2022, Evropa përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar, me valë të shumta të të nxehtit, temperatura rekord, thatësira dhe zjarre në disa vende. E teksa tashmë po afron vera parashikimet tregojnë se ka shumë gjasa që të përjetojmë një verë shumë më të ngrohtë se normalja në pjesën më të madhe të Spanjës, Francës, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Serbisë, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës, Zvicrës, Shqipërisë, Sllovenisë apo Austrisë.

Sa i përket reshjeve, vera në të gjithë Evropën do të shënohej nga normaliteti. Nuk presim reshje mbi ose nën normale.

Një verë shumë e nxehtë në Evropë mund të ketë një sërë ndikimesh në sektorë dhe aspekte të ndryshme të shoqërisë. Temperaturat e larta mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin e njeriut, veçanërisht në grupet vulnerabël si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore para-ekzistuese.