KTHESA e fortë e motit për festën e Bajramit, ja kur pritet te rikthehen reshjet e shiut

2099
0

Gjate ketyre ditëve kemi kushte mjaft jo-stabile atmosferike për shkak të rrugëtimit të një cikloni të fuqishëm nga Deti Jon në drejtim të Detit Egje, por jo-stabilitetet atmosferike do të jenë të karakterit lokal.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten të martën dhe të mërkurën në shumë vise të rajonit tonë, ndërsa të enjtën cikloni largohet dhe do të kemi rritjen e përkohshme të presionit atmosferik ose anticikloni i cili megjithatë nuk do të jetë shumë i fuqishëm për të stabilizuar motin tërësisht.

Të enjten dhe të premten do të kemi shumë më shumë intervale kohore me diell dhe reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike. Përkundër motit të mirë në disa vise do të ketë gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu.

Edhe në aspektin termik të enjtën dhe të premtën do të kemi rritje të temperaturave, veçanërisht të premten kur ato maksimale në Kosovë do të afrohen 20-shit. Në Shqipëri temperaturat do të rriten mbi 20 gradë Celsius.

Sipas ecurive aktuale sinoptike rrebeshet e shiut pritet të kthehen përsëri nga e shtuna.