17.5 C
Tirana

Veprimi i ustait të këpucëve në Durrës befason turistin norvegjez, një surprizë që nuk do ta harrojë kurre..

Date:

Share:

Mikpritjen dhe virtutet shqiptare i ka ndjerë mbrëmjen e kaluar një turist norvegjez, i cili pushon në një nga hotelet pranë Shkëmbit të Kavajës së bashku me dhjetra bashkëkombas të tij.

Ai u kujtua vetëm në hotel për kuletën e tij, me një telefon celular, disa dokumente dhe një kartë krediti brenda. Thuajse i pashpresë për ta gjetur përsëri, turisti nga Norvegjia telefonoi me ndihmën e një miku në numrin e tij të telefonit dhe … mrekullisht në anën tjetër u përgjigj dikush në gjuhën shqipe.

Ymer Qerimi tregon se e mbante në dorë telefonin e huaj prej më shumë se një ore, me shpresën se dikush do të telefononte.

“E gjeta kuletën në sheshin para pallatit të kulturës, – thotë usta Mero, siç e njohin të gjithë këpucarin që ka një dyqan të vogël shërbimi në qendër të Durrësit. U solla nëpër qendër, duke shpresuar të shoh dikë që kërkonte diçka të humbur, ndërsa telefonin e mbajta të ndezur afër vehtes, me shpresën që dikush të telefononte.

Kur u dëgjua zilja, në anën tjetër dëgjoja britma të gëzuara në një gjuhë që nuk e kuptoja, deri sa u paraqit një burrë që fliste shqip”,-dëshmon i gëzuar Mero.

Spartak Salillari e ka shoqëruar turistin norvegjez nga Shkëmbi i Kavajës deri në shtëpinë e këpucarit nga Durrësi, i cili kur ka njohur të huajin që shihej edhe në një nga fotot e dokumentave të gjetura në kuletë e ka dorëzuar atë, bashkë me urimet për pushime të mbara. 1000 fjalë falenderimi kanë ardhur nga pushuesi nga Norvegjia, i cili duket se do të kthehet në vendin e tij me një përshtypje pozitive më shumë.

“Më vjen keq– thotë Spartaku, pasi nuk e kishte njeri mendjen për një foto të përbashkët”. Por veprimi i Ymerit nuk ngazëlleu vetëm të huajin, por edhe ne të tjerëve që ishim aty/ G.K,Durreslajme

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.