Vendimi i fundit, tamponët për Covid 19 mund të kryhen edhe tek privati, detajet..

491
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi sot vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 (tamponët) në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.