Nami në lagjen e pasanikëve të Shqiperise, VIP-at mbesin të shokuar nga ngjarja e fundit

926
0

Prej disa ditësh kompleksi i vilave të Rolling Hills është përballur me orar të reduktuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

Burimet kanë bërë të ditur se në këto ditë të nxehta vere edhe kompleksi ku jetojnë biznesmenë, figura publike apo dhe politikanë janë përballur me një furnizim të reduktuar.

Madje ata shprehen se prej ditësh në rubinetë u shkon deri në 20 minuta ujë.

Madje ata shtojnë se kanë kërkuar dhe reagimin e ujësjellësit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në fakt edhe në mjaft zona të tjera të Tiranës është denoncuar mungesa e ujit të pijshëm. 

Pak vite më parë bashkia e Tiranës vendosi rritjen e çmimit të ujit në kompensim të një shërbimi cilësor madje edhe deri në furnizimin 24 orë me ujë.

Por tashmë, edhe pse faturat paguhen, furnizimi me ujë mbetet i njëjti dhe me orare.

Madje edhe depozitat që u kërkuan të hiqen pas tërmetit të 26 nëntorit mbeten të vendosura mbi pallate.